Pak ditë më parë fotoja e një 7 vjeçari është shpërndarë në të gjithë Spanjën pasi ai rezultonte i zhdukur pas sulmit me furgon në Barcelonë.
Julian Cadman, fëmija 7 vjeçar i cili ishte shpallur i humbur pas atentatit në Rambla, duket se ka mbetur i vdekur gjatë sulmit.
Lajmi zyrtar konfirmohet nga autoritetet spanjolle. Mediat lokale kishin thënë më parë që vogëlushi, me nënë filipinase dhe baba australian, po kurohej në një spital.
Gjatë sulmit nëna e vogëlushit u plagos rëndë. Gruaja ndodhej në Barcelonë për të marrë pjesë në martesën e një të afërmi të saj, kur është marrë përpara nga furgoni i terroristëve së bashku me djalin e saj teksa shëtisnin në Rambla. Edhe kryeministri australian Malcolm Turnbull, kishte bërë një apel për gjetjen e vogëlushit, i cili fatkeqësisht u bë viktima e radhës në atentat.