-U tha në Opinion

Sulmi në Austri, Kulla: Grup me 4-5 mbështetës të etnisë shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 03/11/20 |
el ida

Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla tha se dyshohet që në sulmin terrorist në Austri janë të përfshirë të paktën 4-5 persona, që mendohet se janë të etnisë shqiptare.

“Është një grup me 4-5 mbështetës që dyshohet se janë të gjithë të etnisë shqiptare, të lindur në Vjenë”, tha Kulla.

Duke analizuar edhe armët me të cilat autori i vrarë, Kujtim Fejzullahi shfaqet në foto, Kulla hedh dyshime mbi origjinën e armëve

“Arma që ka përodrur është një kasllahsnikov, pistoleta e famshme TT dhe do të jetë shumë interesante të shohim se çfarë prodhimi janë këto armë”, u shpreh Kulla, ndërsa shtoi se kjo është një celulë shumë e ngushtë, që është e pamundur të identifikohet nëse nuk ke të infiltruar në këto celula.

Kulla tha se në këtë rast kemi të bëjmë me një grup të organizuar paramilitar./Opinion.al

 

Pas