Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi ndaj Kapitolit, ligjvënësi demokrat padit Trump për komplot

2021/02/16 at 7:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjedhjet/ Gjykata refuzon kërkesën e Trump për rezultatin në Pensilvani

Një ligjvënës demokrat ka depozituar të martën një aktpadi ndaj Donald Trump-it të cilin e akuzon për nxitje të rebelimit vdekjeprurës ndaj Kapitolit dhe për komplot me avokatin e tij e grupet ekstremiste, në një përpjekje për të penguar Senatin që të çertifikonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.


Padia e ngritur nga ligjvënësi i Misisipit Bennie Thompson, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve, është pjesë e një vale të pritshme çështjesh gjyqësore mbi trazirat e 6 janarit dhe besohet të jetë e para e ngritur nga një anëtar i Kongresit. Ai kërkon kompesim e masa ndëshkuese të cilat nuk janë bërë ende të ditura.

Çështja gjithashtu përmend si të pandehur avokatin personal të ish-presidentit republikan, Rudy Giulianin si dhe grupe të tilla si “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) dhe “Oath Keeper” (Mbajtësit e Betimit), organizata ekstremiste, anëtarë të të cilave janë paditur nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me pjesëmarrjen e tyre në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit.

Avokatët e Trump i kanë hedhur poshtë akuzat se ai ka nxitur rebelimin. Një këshilltar i Trump dhe një avokat i zotit Giuliani, ende nuk i kanë kthyer përgjigje një emaili ku u kërkohej një koment mbi çështjen.

Padia e depozituar në gjykatën federale në Uashington, e cila bazohet tek një ligj i njohur si “Akti i Ku Klus Klanit” i miratuar gjatë të ashtuquajturës periudha e Rindërtimit (që pasoi luftën civile), vjen tre ditë pasi Trump u shpall i pafajshëm nga Senati lidhur me akuzën për nxitje të rebelimit, një ngjarje gjatë së cilës humbën jetën pesë persona. Ky zhvillim ka të ngjarë t’i hapë rrugën sfidave të reja ligjore lidhur me veprimet e zotit Trump para dhe gjatë sulmit të dhunshëm.

Edhe disa republikanë që votuan të shtunën për shpalljen e Trump të pafajshëm e pranuan se vendi i duhur për t’u përballur me të janë gjykatat, veçanërisht tashmë që ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe ka humbur mbrojtjen ligjore, që e kishte të garantuar për shkak të detyrës si president.

Padia gjurmon përpjekjen e vazhdueshme nga Trump dhe zoti Giuliani për të hedhur dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve edhe pse gjykatat në të gjithë vendin dhe zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve, në mënyrë të përsëritur i kishin hedhur poshtë pretendimet e tyre të pabazuara për manipulim në zgjedhje.

Por pavarësisht provave që dëshmonin të kundërtën, thuhet në padi, ata i portretizuan zgjedhjet si të vjedhura ndërsa Trump “mbështeti në vend që të shkurajonte” kërcënimet për dhunë nga mbështetësit e tij të zemëruar gjatë javëve para sulmit në Kapitol.

“Seria e ngjarjeve të orkestruara me kujdes të cilat shpërthyen në tubimin Save America (tubimi para sulmit në Kongres) dhe hyrja me forcë në Kapitol nuk ishte diçka rastësore apo aksidentale”, thuhet në padi. “Ajo ishin kulmimi i qëllimtë dhe i parashikueshëm i një fushate të koordinuar me kujdes për të ndërhyrë në procesin ligjor që do të çertifikonte votat e hedhura në Kolegjin Elektoral”.

Historikisht presidentëve u garantohet imunitet i gjerë nga proceset gjyqësore për veprimet që ata kryejnë në rolin e tyre si komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura. Por padia e së martës është ngritur ndaj Trump si qytetar privat e jo si zyrtar dhe në të pretendohet se asnjë nga sjelljet në fjalë, nuk kishte të bënte me përgjegjësitë e tij si president.

“Nxitja e një trazire, ose përpjekja për të ndërhyrë në verprimtarinë e Kongresit për të çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve sikurse parashikon Kushtetuta, nuk mund të jetë me sa duket brenda fushës së përgjegjësive të zakonshme të presidentit“, tha në një intervistë Joseph Sellers, një avokat në Uashington i cili së bashku me Shoqatën Kombëtare për Avancimin e të Drejtave të Njerëzve me Ngjyrë (NAACP) ka ngritur padinë në emër të Thompson,.

“Në këtë drejtim, për shkak të sjelljes së tij, ai është sikurse çdo qytetar tjetër privat“, thotë Sellers.

Megjithëse çështja e ngritjes së akuzave në Kongres u përqëndrua drejtpërdrejt tek nxitja e rebelimit, padia gjyqësore është më e gjerë. Trump akuzohet për komplot për të shkatërruar veprimtarinë kushtetuese të Kongresit, pra çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve që shpallte fitues të ligjshëm zotin Biden, dhe kjo përmes një përpjekje disa mujore për të diskredituar rezultatin e duke u mbështetur tek shtete individuale dhe nënpresidenti me qëllimin për ta përmbysur rezultatin.

Çështja kundër Trump u ngrit nën një dispozitë ligjore të quajtur “Akti i Ku Klus Klanit” (KKK) që daton vitin 1871, i cili u miratua si përgjigje ndaj dhunës së shkaktuar nga kjo organizatë (KKK) si dhe ndalonte dhunën ose kërcënimet që synonin të pengonin Kongresin ose zyrtarë të tjerë federalë të kryenin detyrat e tyre kushtetuese.

“Për fat të mirë kjo dispozitë nuk është përdorur shumë“, thotë zoti Seller. “Por ajo që ne shohim këtu është diçka kaq e pashembullt sa të kujton atë që u bë shkak për miratimin e këtij ligji menjëherë pas Luftës Civile“.

Padia citon komentet nxitëse që Trump dhe Giuliani kanë bërë disa javë para trazirave dhe gjatë asaj dite, për të cilat avokatët thonë se ishin projektuar për të mobilizuar mbështetësit për të punuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe për të parandaluar procesin e çertifikimit të rezultatit nga ana e Senatit. Ky proces u ndërpre përkohësisht kur besnikët e zotit Trump hynë në Kapitol.

Në një tubim para sulmit të shunshëm zoti Trump u tha mbështetësve që të “luftonin me çdo kusht”, por gjatë gjyqit në Senat avokatët e ish-presidentit mohuan me forcë se ai kishte nxitur rebelimin. Ata vunë theksin tek një koment i tij gjatë fjalimit ku zoti Trump i tha turmës që të manifestonte “paqësisht” atë ditë. Avokatët mbrojtës ka të ngjarë t’u rikthehen këtyre pohimeve edhe gjatë procesit gjyqësor.

Ata gjithashtu mund të argumentojnë, sikurse bënë edhe gjatë çështjes gjyqësore në Senat, se fjalimi i Trump mbrohet nga Amendamenti i Parë i parë i Kushtetutës që garanton fjalën e lirë./ VOA

Etiketa: Bennie ThompsonKapitolpadishbatrump


Ju sugjerojmë

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
Aktualitet

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

28 Nëntor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

28 Nëntor, 2025 7:58 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

28 Nëntor, 2025 7:55 am
Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
-U tha në Opinion

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

27 Nëntor, 2025 10:00 pm
A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi
-U tha në Opinion

A do të bashkëpunojë PD me PS për të ndryshuar reformën në drejtësi? Flet Bardhi

27 Nëntor, 2025 9:38 pm
Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese
-U tha në Opinion

Salianji nis takimet me demokratët, Bardhi në Opinion: Asgjë shqëtësuese

27 Nëntor, 2025 9:16 pm
Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj
Bota

Britania e Madhe vendos taksë të re për studentët e huaj

27 Nëntor, 2025 7:39 pm
Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga zjarri në Hong Kong, 83 viktima, 250 ende të zhdukur

27 Nëntor, 2025 6:54 pm
Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar
Kronikë

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar

27 Nëntor, 2025 6:22 pm
Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit
Bota

Takim me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

27 Nëntor, 2025 6:16 pm
Para
Video/ Shpërthen vullkani “Etna” në Itali

Video/ Shpërthen vullkani "Etna" në Itali

Kryeministrja e Serbisë: Keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit

Kryeministrja e Serbisë: Keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit

Rama publikon video nga COVID 2, reagon Basha: Shëndetësia në kolaps

Rama kërkon mandat të tretë, Basha: Ik rri me familjen tënde
















TE FUNDIT

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi

113 vjet Pavarësi, Shqipëria feston kuqezi
28 Nëntor, 2025

Shqipëria shënon sot 113-vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit me krenari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 28 nëntor 2025

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 1 shtator 2023
28 Nëntor, 2025

Dashi Sot do jenë beqarët ata më të privilegjuarit në dashuri. Që në orët e para të mëngjesit do realizojnë...

Lexo më shumë

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve

Salianji SMS në Opinion: PD ka nevojë për një analizë reale të problemeve
27 Nëntor, 2025

“Asgjë shqetësuese” e cilësoi  në emisionin “Opinion” kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi takimin e një grupi demokratësh,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com