Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi ndaj Berishës/PD:Rama mbron agresorin,përpjekje për ta shfaqur si të sëmurë psiqik

2022/12/07 at 3:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi ndaj Berishës/PD:Rama mbron agresorin,përpjekje për ta shfaqur si të sëmurë psiqik

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha i cili u godit me grusht nga 31-vjeçari Gerti Shehu në protestën e djeshme të opozitës.


Zëdhënësja e PD, Floriana Garo në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë teksa e cilësoi sulmin ndaj Berishës si sulm me motive politike, tha se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi po bëjnë gjithçka për të mbrojtur Gerti Shehun dhe për ta çliruar atë nga përgjegjësia e aktit që sipas PD është i porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik.

“Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin. Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psikik”-tha Garo.

Garo akuzoi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu se po përpiqet të manipulojë faktet ndërsa thotë se gjithsesi ky i fundit nuk ka paraqitur asnjë dokument zyrtar dhe asnjë vendim gjykate se 31-vjeçari Gerti Shehu është i papërgjegjeshëm apo i sëmurë psikik.

“Por në këtë përpjekje ata janë të dështuar plotësisht. Megjithë përpjekjet e Ardi Veliut për të manipuluar dhe falsifikuar çdo gjë, gjer sot nuk kanë paraqitur dot asnjë dokument zyrtar, asnjë vendim gjykate, se krimineli Gerti Shehu është i papërgjegjeshëm apo i sëmurë psiqik i degraduar. Dokumenti që ata përdorin për të provuar problemet psiqike të kriminelit Gerti Shehu, sipas ligjeve të vendit nuk ka asnjë vlerë ligjore. Dokumenti i përdor nga Fuga nuk ka asnjë vlere ligjore, pasi nuk ka, siç e kërkon ligji, asnjë firme apo vule të institucioneve publike të autorizuara për dokumente të kësaj rëndësie. Dokumente të kësaj natyre me fraza të llojit ‘atij që mund t’i interesojë’, janë dokumente jashtë sistemit të referencave ligjore dhe nxirren nga Policia në rruge jo ligjore, dmth jo nga institucione publike, dhe përdoren për të mbyllur arrestimet në flagrance me droge apo në zënka të ndryshme, për shkak të detyrës të informatorëve të infiltruar të saj dhe kanë zero vlerë ligjore. Një dokument i tillë është përdor kur Gerti Shehu është arrestuar nga policia me 2,5 gram kanabis, i futur për të hedhur në kurth shpërndarësit e drogës, apo kur është arrestuar për zënka për shkak të detyrës. Publikimi, thuajse fill pas krimit, i këtij dokumenti të gatshëm nga zyra e Fugës, dëshmon përpjekjen e dështuar të porositësve dhe organizatorve, për të mbrojtur Gerti Shehun nga barra e krimit të porositur. Përveç kësaj, përpjekjen për të maskuar dhe fshehur ideatorët dhe organizatorët e krimit të Gerti Shehut me probleme psiqike, e përgenjështron dhe hedh poshtë totalisht marrja pak muaj më parë e patentës, dokument që nuk u leshohet në asnjë rast personave me probleme psiqike, dhe ndodh vetëm pas paraqitjes së ekspertizës së psikiatrit” -tha Garo.
Në fund të fjalës së saj Garo iu përgjigj edhe deklaratës së ditës së djeshme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

“Ndërsa lidhur me deklaratën që zëdhënsi i Çuçit, Rrumbullaku, bëri para publikut se krimineli Gerti Shehu nuk ka qënë informator policie, Partia Demokratike ju deklaron shqiptarëve, me përgjegjësi të plotë, se kjo deklaratë është identike me deklaratën e Ardi Veliut me datë 21 Prill të vitit 2021, sipas së cilës në makinën e trafikantit dhe kriminelit elektoral nuk u gjetën materiale elektorale”-tha zëdhënësja e PD.



Ju sugjerojmë

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Bota

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

22 Dhjetor, 2025 4:03 pm
Para
Kryeministrja e Italisë dhe vajza e saj 6-vjeçare kërcënohen me jetë

Kryeministrja e Italisë dhe vajza e saj 6-vjeçare kërcënohen me jetë

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, sa do të shitet nafta dhe benzina

Zelensky shpallet “Njeriu i vitit 2022” nga revista prestigjoze Time

Zelensky shpallet "Njeriu i vitit 2022" nga revista prestigjoze Time
















TE FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
23 Dhjetor, 2025

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Dhjetor, 2025

Dashi Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com