Në konferencën e përjavshme për mediat, Kreu i PD, Sali Berisha komentoi edhe debatin që pati deputeti i PD Gazmend Bardhin me kryeministrin Edi Rama në seancën e fundit plenare.
Berisha tha se Rama pati një reagim të padenjë ndërsa shtoi se kreu i qeverisë reagoi pasi nuk u mbështet kandidatura e Dvoranit.
“Përveç Alibeajt nuk di ndonjë tjetër që i ka mbështetur tezat. Shpërthimi i Ramës ndaj Bardhit, i padenjë lidhej pikërisht me këtë, me faktin që nuk i dhanë mbështetje marrëveshjes së realizuar. Nuk merrem kush e dakordësoi por ishte e sigurt, Dvoranit iu premtua se do votohej. Po kështu u bë e qartë se kandidatura për Avokat të Popullit do ishte Ilir Ismajli, gjë si grup kishin preferencë për Ledio Brahon, ndaj dhe Rama shpërtheu. S’besoj se ishte Bardhi autor në atë marrëveshje. S’di asnjë deputet që të ketë mbështetur Dvoranin.
Asnjë deputet nuk është nxjerrë nga selia. Ne nuk kemi përjashtuar askënd nga godina, të gjitha ata që nuk vijnë e kanë me dëshirë”, tha Berisha.