Kronikë

Sulmi ndaj autobusit me nxënës, prokurorja:Drejt mjetit është zbrazur 1 karikator


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 27/11/21 |
Opi Nion

Prokurorja, e cila po heton sulmin ndaj autobusit të nxënësve, i ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ka treguar të tjera detaje.

Sahide Gashi ka thënë për mediat, se personi i cili ka bërë sulmin në Gllogjan të Deçanit, ka zbrazur pothuajse një karikator të AK-47 ,drejt autobusit me nxënës, ku humbën jetën 3 persona.

Është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator. Unë hetuesit i kam në terren dhe është duke u bërë ekzaminimi i çdo pëllëmbe të vendit të ngjarjes”,-ka thënë Gashi para mediave.

Sulmi ndodhi pasditen e vonë të së premtes, kur autobusi me nxënës ishte duke lëvizur në Gllogjan. Viktima të sulmit mbetën drejtuesi i autobusit dhe dy nxënës. Deri në këtë momente nuk ka asnjë të arrestuar nga autoritetet kosovare për ngjarjen e rëndë./Opinion.al

Pas