Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi ndaj ambasadës amerikane, rreziku i një përplasje SHBA-Iran

2019/12/31 at 4:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi ndaj ambasadës amerikane, rreziku i një përplasje SHBA-Iran

Forcat e sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bagdat hodhën të martën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që thyen perimetrin e jashtëm të kompleksit. Disa prej mijëra protestuesve ndezën zjarre, goditën me gurë dhe valëvitën flamujt e grupeve paraushtarake. Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi Iranin për thyerjen e perimetrit të sigurisë së ambasadës amerikane në Irak. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit shtoi se ka qenë gjithnjë tipar i Iranit të zhvillojë sulme për të cilat mund të mohojë autorësinë.

Mijëra protestuesit irakianë u mblodhën pas një përgjigjeje të shpejtë dhe të fuqishme të ushtrisë amerikane për një sulm ndaj bazës ushtarake në Kirkuk, ku u vra një kontraktor amerikan dhe u plagosën ushtarakë amerikanë dhe irakianë.

“Nuk do të vështrojmë ndërsa Republika Islamike e Iranit ndërmerr veprime që vënë në rrezik burrat dhe gratë amerikane”, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sulmet ajrore vranë mbi 20 anëtarë të kësaj organizate paraushtarake që mbështetet nga Irani. U plagosën gjithashtu dhjetëra të tjerë dhe u rrafshuan depot e tyre të armëve.

Por, sulmet ajrore mund të kenë shkaktuar më shumë dëm nga sa pritej nga Shtetet e Bashkuara. Irakianë nga mbarë spektri politik po bëjnë thirrje për një rishikim të marrëdhënies së Bagdatit me Uashingtonin.

“Reaguam duke përdorur ndoshta mjete nga brenda territorit irakian, mendoj pa lejen e qeverisë irakiane, e cila është shtyrë tashmë të kundërshtojë shkeljet e mundshme të sovranitetit”, thotë Michael O’Hanlon, Instituti Brookings.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka paralajmëruar për mundësinë e zhvillimit të goditjeve të tjera ajrore, nëse sulmohen forcat amerikane.

“Do të veprojmë sërish sipas nevojës, për t’u siguruar se do të mbrojmë forcat tona dhe për të frenuar veprimet negative të grupeve paraushtarake apo Iranit”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.

Por, ekspertët shqetësohen se reagime të tilla mund ta ndihmojnë Iranin, i cili kërkon të dëmtojë interesat financiare dhe të sigurisë të Shteteve të Bashkuara në këtë rajon.

“A na jep kundërpërgjigja kontrollin mbi situatën? Apo na fton në një cikël pa fund, një spirale nëpërmjet së cilës Irani do të arrinte rritjen e çmimit global të karburantit? Nëse kjo ndodh, mund të thuhet atëherë se Irani do të fillojë të fitojë”, thotë zoti O’Hanlon.

Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit thonë se vetëm në Irak, forcat pro-iraniane kanë sulmuar 11 herë gjatë dy muajve të fundit bazat ku ndodhen forcat amerikane dhe ato ndërkombëtare.

Analistët e mbrojtjes mendojnë se Irani dhe elementët e kontrolluar prej tij do të vazhdojnë sulmet ndaj industrisë së karburantit dhe ndaj forcave të koalicionit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Bota

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

22 Tetor, 2025 1:24 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

22 Tetor, 2025 12:50 pm
Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
Kronikë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

22 Tetor, 2025 12:24 pm
U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti
Kronikë

U vra pas sherrit për një kafe në lokal, del fotoja e të riut Aranit Kurti

22 Tetor, 2025 11:06 am
Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi
Kronikë

Vrasjet në Manëz, flasin banorët: Jemi të tronditur, por ja që ndodhi

22 Tetor, 2025 9:58 am
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz

22 Tetor, 2025 9:55 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Me armë në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Mat

22 Tetor, 2025 9:51 am
Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re
Bota

Trump vizitë treditore në Japoni, testi i parë diplomatik për kryeministren e re

22 Tetor, 2025 9:46 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kryesore

“Pse i flet kamerierit”, zbulohet shkaku i sherrit ku u vranë dy persona

22 Tetor, 2025 8:17 am
Para
Procedohen penalisht tre inspektorë të IMT Durrës

Sherri me thika, dy të plagosur në Durrës

Urimin e Krishtlindjeve Basha ja dedikon të prekurve nga tërmeti

Basha: Ta ndryshojmë këtë realitet të dhimbshëm në vitin që po vjen

Urimi i Presidentit: Meritojmë një vend të udhëhequr nga interesi kombëtar

Urimi i Presidentit: Meritojmë një vend të udhëhequr nga interesi kombëtar

TE FUNDIT

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
22 Tetor, 2025

Gaza po përjeton një “katastrofë” shëndetësore që do të zgjasë për “brezat që do të vijnë” ka paralajmëruar drejtori i...

Lexo më shumë

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij

Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
22 Tetor, 2025

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron...

Lexo më shumë

Dy vrasje për një kafe në Durrës, kamerieri: I thashë ekspresi është fikur, më shau

Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
22 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku një sherr për...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe ndikim i paligjshëm, SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur

Zbardhet akuza e SPAK për punonjësin e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, mori ryshfet për ndërtim të paligjshëm në Ksamil
22 Tetor, 2025

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 6 të pandehur për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm. Lidhur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com