Ditën e sotme Franca u trondit nga tjetër sulm me thikë në Nicë, ku mbetën të vrarë tre persona. Pas ngjarjes së rëndë, ka ardhur dhe reagimi i Turqisë, e cila së fundmi është përfshirë në një përplasje të fortë me Francën për motive fetare.
Ministria e jashtme e Turqisë ka dënuar sulmin ndaj qytetarëve, duke theksuar se një person që vret nuk ka vlera fetare.
“Asnjë motiv nuk mund të justifikojë vrasjen e një personi dhe as dhunën. Është e qartë se kush organizon një sulm të tillë brutal në një vend të shenjtë kulti nuk ka vlera fetare, humane dhe morale”, shkruan në një shënim ministria e jashtme e Turqisë.
Gjithashtu, Truqia shpreh solidaritet me popullin francez dhe luftën kundër terrorizmit dhe dhunës. Kjo vjen si kthesë në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas tensioneve dhe fyerjeve të fundit.
Ndërkohë, është verifikuar një sulm në konsullatën franceze në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve, një roje mbeti i plagosur me thikë nga një agresor saudit./ Opinion.al