Sulmi me thikë ku mbetën tre persona të vrarë dhe tetë të plagosur në një festival në perëndim të Gjermanisë po hetohet si një akt terrorist.
Policia është në kërkim të autorit, ndërsa ka arrestuar një 15-vjeçar i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me autorin. Media gjermane “Bild” raportoi se një burrë goditi rastësisht kalimtarët me thikë. Një operacion i madh për kapjen e agresorit u zhvillua, me helikopterë të policisë që shiheshin mbi qytet, por pa rezultat.
Qyteti industrial po festonte 650-vjetorin e themelimit kur ndodhi sulmi.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kërkoi kapjen dhe ndëshkimin e autorit. Gjermania është e shqetësuar nga një rritje e sulmeve të dhunshme me thikë në vend dhe ka propozuar ashpërsimin e ligjeve për armët.