Tetë persona u plagosën dje në Minessota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u sulmuan me thika nga një person që u qëllua për vdekje nga policia.
Sulmuesi besohet të jetë mbështetës i ISIS, bazuar në raportimin e fundit të agjencisë së lajmeve të Shtetit Islamik, Amaq.
Sipas kësaj agjencie, autori ka qenë luftëtar i ISIS dhe para se të qëllonte me thikë ndaj qytetarëve, pyeti nëse ishin myslimanë apo jo.
Personat e plagosur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.