Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar se është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael, ku sipas të dhënave të deritanishme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
Po ashtu ministria vë në dispozicion të shqiptarëve që jetojnë atje numrin e ambasadës shqiptare në Izrael, ndërsa apelon që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601 ”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.