InstaBIZ

Sulmi me armë ndaj menaxherit në Kosovë,policia gjen drogë në vendngjarje


               Publikuar në : 12:40 - 18/05/19 |
xhu lia

Gjatë ditës së djeshme Prishtina u trondit nga një përplasje me armë, ku mbeti i plagosur menaxheri i grupit “On Records” Met Elshani, i cili është jashtë rrezikut për jetën pas trajtimeve të marra në spital.

Pas ngjarjes ai është shprehur se nuk ka dijeni se prej kujt i ka ardhur ky sulm apo motivet që mund të kenë patur personat e armatosur.

“Kanë  qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”,-u shpreh Elshani për mediat në Kosovë.

Ndërkohë në njoftimin e policisë është bërë e ditur se janë ndaluar deri tani 3 persona si të dyshuar, ndërkohë janë sekuenstruar 3 armë zjarri dhe në vendngjarje u gjetën lëndë narkotike.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri të shkurtra për të cilat dyshohet se janë përdorur në rast, si dhe 35.1 gr substance narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë hetimet lidhur me këtë përplasje me armë po vijojnë ende./Opinion.al/

d1 d2 d3
<
>

Pas