Bota

Sulmi me bombë në Lion, arrestohet autori


               Publikuar në : 10:55 - 27/05/19 |
geliano fataj

Policia franceze thotë se arrestoi një person të dyshuar, si autori që qëndron pas sulmit me bombë në qendër të qytetit të Lionit, javën e shkuar, ku mbetën të plagosur 13 persona.

Lajmi për arrestimin e të dyshuarit për sulmin u dha nga ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili nuk tregoi për detaje apo identitetin e personit.

I dyshuari për sulmin në Lion, u filmua nga kamerat e sigurisë ndërsa linte një çantë pranë një pastiçerie të njohur.

Duke parë rrethanat si u realizua sulmi, ngjarja është marrë nën hetim nga anti-terrori./ Opinion.al

Pas