Një sulm me armë zjarri u regjistruar ditën e sotme në një shkollë në Finlandë, duke lënë të vrarë një nxënës dhe të plagosur dy të tjerë.
Mësohet se mes të plagosurve është dhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila shprehet në rrjetet sociale se përmes ambasadës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur.
NJOFTIMI I MINISTRISË SË JASHTME TË KOSOVËS:
Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.
Këtë të martë, një nxënës 12-vjeçar në një shkollë në Finlandë ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë. Mes dy të plagosurve është edhe vajza nga Kosova. Reuters ka raportuar se gjendja e të plagosurve nga ky sulm paraqitet e rëndë.