Kronikë

Sulmi me armë ndaj pronarit të hotelit/Ndalohet 1 person, 3 në kërkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 09/08/20 |
Opi Nion

Policia ka ndaluar një person si autor të dyshuar për sulmin me armë ndaj pronarit të hotel ‘Voloreka’ të shtunën, ndërsa ka shpalluar në kërkim edhe tre bashkëpunëtorët e tij.

I ndaluari është shtetasi M. T., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa janë shapllur në kërkim:

  • I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.
  • M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.
  • B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec.

“Nga tërësia e veprimeve intensive hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, si edhe më datë 08.08.2020, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 mjet motor tip “Suzuki”, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë”, njofton policia.

Policia ka sekuestruar edhe 1 mjet motor, 2 skafandra të përdorura nga autorët, municion luftarak, pamje filmike dhe prova balistike. /Opinion.al

Pas