Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime lidhur me sulmin kibernetik që iu bë e-Albania, i cili paralizoi për disa ditë edhe shërbimet online.
Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se është regjistruar procedimi penal për 4 vepra penale.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale:
“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;
“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe
“Keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal”,”-thuhet në njoftim./Opinion.al