Dy shpërthime janë bërë ditën e sotme në Bejrut, pranë Këshillit Shura të Hezbollahut, në zonën jugore të kryeqytetit libanez.
Sipas La Repubblica, sulmi izraelit në Bejrut kishte në shënjestër Fuad Shukr, komandant ushtarak i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili ka humbur jetën.
Nga ana tjetër, Hezbollahu ka reaguar duke lëshuar dhjetëra raketa në veri të Izraelit.
Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara përpara sulmit ndaj një bastioni të Hezbollahut në Bejrutin jugor. Informacioni u transmetua nga Izraeli përmes kanaleve të sigurisë, por nuk tregohet se kur u dha.