Irani ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e Izraelit ndaj vendit, tha Misioni iranian në OKB.
Kërkesa vjen mes thirrjeve ndërkombëtare në rritje për qetësi, pasi Izraeli paralajmëroi se operacioni i tij ushtarak kundër Iranit do të vazhdonte për ditë të tëra dhe Irani u zotua për hakmarrje.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet ajrore ndaj Iranit ishin një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e shtetit hebre.
Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt, Netanyahu tha se Izraeli ka vepruar për të parandaluar një kërcënim ekzistencial nga ana e Iranit, i cili sipas tij ishte “në prag të zotërimit të një arme bërthamore”.