Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, është shprehur se sulmi ndaj Zërit të Amerikës nga kryeministri Rama është një akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhje me krimin.
Përmes një shënimi në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo.
Sipas tij, fasada e qeverisë ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!