Bota

Sulmi i 4 korrikut në SHBA, 21-vjeçari akuzohet për 7 vrasje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 06/07/22 |
Opi Nion

Personi i akuzuar për të shtënat më 4 korrik në afërsi të Çikagos është akuzuar për shtatë vrasje, thanë zyrtarët amerikanë.

Robert Crimo, 21 vjeç, do të ndëshkohet “për vrasjet kundër komunitetit tonë”, tha prokurori Eric Rienhart.

Sulmi në Higland Park, ku po mbahej një paradë për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, la të vdekur shtatë persona dhe mbi 30 të plagosur.

Rinehart shtoi se dhjetëra akuza të tjera do të ngrehen para se të përfundojë hetimi për këtë ngjarje.

“Këto janë akuzat e para të shumë akuzave që do të ngrehen kundë Crimo”, tha ai.

“Dua ta theksoj këtë, do të ketë më shumë akuza”, shtoi prokurori Rinehart.

I dyshuari po akuzohet se ka qëlluar 70 plumba të një pushke të fuqishme drejt turmës dhe për maskim si grua në mënyrë që të mund të ikte nga vendi i ngjarjes së bashku me turmën.

Pas tetë orësh ndjekjeje më 4 korrik, policia arrestoi Crimon dhe atij më pas iu gjet edhe një pushkë tjetër, e ngjashme me atë që kishte përdorur për ta kryer sulmin.

Crimo do të dalë para gjykatës të mërkurën për vrasjen e shtatë personave më 4 korrik.

Pas