Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet ukrainase me dronë në Moskë detyrojnë Rusinë të mbyllë 3 aeroporte

2024/11/10 at 10:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet ukrainase me dronë në Moskë detyrojnë Rusinë të mbyllë 3 aeroporte

Ukraina i ka lëshuar dhjetëra dronë në drejtim të Moskës, duke e detyruar kryeqytetin rus t’i mbyllë përkohësisht tri aeroporte, thanë zyrtarët rusë të dielën.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se forcat ruse i rrëzuan 32 dronë ukrainas që e sulmuan Moskën gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës, gjatë njërit prej sulmeve më të mëdha kundër kryeqytetit prej se forcat e Kremlinit e pushtuan Ukrainën më 2022.

“Sipas të dhënave tona fillestare, nuk ka dëme apo viktima në vendin ku kanë rënë mbetjet e dronëve. Ekipet emergjente janë në vend të ngjarjes”, tha Sobyanin në Telegram.

Rosaviatsia, agjencia federale e transportit ajror e Rusisë, njoftoi se aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo dhe Zhukovo i kanë ndalur përkohësisht operacionet “për të garantuar siguri për fluturimet e avionëve civilë”, për shkak të sulmeve me dronë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, raportoi duke e cituar Rosaviatsian se aeroportet i rifilluan operacionet disa orë më vonë.

Një person u plagos gjatë sulmit, sipas guvernatorit të rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov.

Mediat raportuan se sulmet shkaktuan zjarr në një fshat të distriktit Ramenskoye, duke ua vënë zjarrin disa shtëpive.

Rusia raporton për shkatërrimin e dronëve ukrainas pothuajse çdo ditë, por sulmet rrallëherë kanë në shënjestër kryeqytetin.

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar shpesh se sulmet e tyre me dronë në Rusi synojnë infrastrukturën që është e rëndësishme për përpjekjet e luftës së Moskës dhe janë përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.

Prej fillimit të luftës, Ukraina është përballur me bombardime gjatë natës nga Rusia, e cila, mes tjerash, synim e ka shkatërrimin e infrastrukturës jetike energjetike.

Forca Ajrore e Ukrainës tha të dielën se i rrëzoi 62 nga një numër rekord prej 145 dronësh rusë të lëshuar gjatë natës. Forca ajrore tha se humbi gjurmët e 67 dronëve, ndërsa 10 të tjerë u larguan nga Ukraina në drejtim të Rusisë, Moldavisë dhe Bjellorusisë.

Të paktën dy persona u plagosën dhe u dëmtuan ndërtesa në sulmin e fundit me dronë rusë në rajonin jugor të Odesës, thanë zyrtarët ukrainas./REL

Ju sugjerojmë

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
Bota

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

24 Janar, 2026 9:56 am
Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026 9:53 am
Debate në OKB, Guterres: SHBA nuk respektoi ligjin ndërkombëtar
Bota

Mbështetësit e Maduros kërkojnë kthimin e presidentit

24 Janar, 2026 9:49 am
Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
Para
Jo shumë larg nga Vlora, turistët zbulojnë manastirin e “mrekullive”

Jo shumë larg nga Vlora, turistët zbulojnë manastirin e “mrekullive”

Meksikë/ Të shtëna me armë zjarri në një lokal, 10 të vdekur dhe 7 të plagosur

Meksikë/ Të shtëna me armë zjarri në një lokal, 10 të vdekur dhe 7 të plagosur

U ekstradua nga Spanja, Gjykata e Posaçme lë në burg Leonard Luzin

U ekstradua nga Spanja, Gjykata e Posaçme lë në burg Leonard Luzin

TE FUNDIT

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
24 Janar, 2026

Bisedimet e filluara në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë janë planifikuar të vazhdojnë edhe të shtunën. Ndërkohë...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen
24 Janar, 2026

Sot në orën 17:00 Partia Demokratike do të zhvillojë protestën kombëtare të paralajmëruar para godinës së Kryeministrisë. Përmes një njoftimi,...

Lexo më shumë

Mbështetësit e Maduros kërkojnë kthimin e presidentit

Debate në OKB, Guterres: SHBA nuk respektoi ligjin ndërkombëtar
24 Janar, 2026

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro i cili u kap së bashku me gruan e tij...

Lexo më shumë

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
23 Janar, 2026

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com