Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet terroriste vënë në rrezik turizmin në Spanjë

2017/08/20 at 7:42 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet terroriste vënë në rrezik turizmin në Spanjë

Reputacioni i Spanjës si një destinacion i sigurt për udhëtarët është tronditur nga sulmi në qendër të Barcelonës, i cili ka shënjestruar një nga vendet më të njohura turistike të qytetit, shkruan Financial Times.


Sulmi në bulevardin e famshëm Las Ramblas të enjten erdhi në kulmin e sezonit veror, teksa Spanja ndodhej në mes të një bumi turistik – të vdekurit dhe të plagosurit vinin nga 34 vende.

Aksionet e kompanive spanjolle që varen nga sektori i turizmit kanë rënë të premten. Grupi ajror IAG, zinxhiri i hoteleve Melia dhe operatori i aeroportit Aena humbën 2 për qind të vlerës së tyre.

Manel Casals, sekretari i përgjithshëm i shoqatës së hotelierëve të Barcelonës, tha se anëtarët e tij kishin parë raste “të izoluara” të udhëtarëve që anullonin rezervimet për shkak të sulmeve, por theksoi se ishte shumë herët për të vlerësuar dëmin. “Për fat të keq, ne po mësohemi gjithnjë e më shumë me këto lloj sulmesh në qytetet evropiane”, tha ai.

Përvoja tregon, megjithatë, se dinamika që nxiti një rritje të mprehtë të vizitorëve në Spanjë gjatë viteve të fundit, tani mund t’i kthehet kundër vetë vendit.

Destinacionet dikur të njohura si Tunizia, Egjipti dhe Turqia humbën pjesën e tregut, që u orientua drejt Spanjës,teksa udhëtarët u larguan nga destinacionet e goditura nga sulmet terroriste. Franca gjithashtu pësoi një rënie të vizitorëve pas sulmeve vdekjeprurëse nga militantët islamikë: numri i turistëve në Paris, për shembull, ra me 1.5 milion midis 2015 dhe 2016.

Sipas një sondazhi në raportin më të fundit të ITB (Travel Trends), siguria po del si një faktor vendimtar në zgjedhjen e destinacioneve të pushimeve. Sipas sondazhit, afro gjysma e turistëve tani kanë “shqetësime serioze të sigurisë ” dhe se dy të tretat thanë se do të udhëtonin vetëm në destinacionet ndërkombëtare që ata i perceptojnë si të sigurt. “Humbësit e mëdhenj këtë vit [2016] pas vuajtjes së sulmeve terroriste ishin Turqia, Franca dhe Belgjika” përfundoi raporti.

Spanja, në të kundërt, ishte drejt një viti rekord të ardhjeve turistike. Numri i vizitorëve në pesë muajt e parë të vitit u rritën me 12 përqind krahasuar me vitin e kaluar, në 28 milion. Alvaro Nadal, ministri i turizmit i Spanjës, vlerësoi në qershor se jo më pak se 38 milion turistë do të vizitojnë vendin gjatë muajve të verës, një rritje prej 9 përqind nga viti i kaluar.

Rritja e numrit të turistëve ka qenë shumë e dobishme për një sektor që përbën 14 përqind të prodhimit të brendshëm bruto dhe një përqindje të ngjashme të punësimit total. Por bumi – së bashku me lajme të përhapura rreth sjelljes së keqe midis vizitorëve më të rinj – ka ngjallur gjithashtu polemika, veçanërisht në Barcelonë. Më parë këtë vit, kryebashkiaku i majtë i qytetit zbuloi masat për të frenuar turizmin, duke përfshirë ndalimin e hoteleve të reja dhe apartamenteve turistike në qendër.

Në korrik, sulmuesit e maskuar sulmuan një autobus turistik në kryeqytetin katalanas, duke nxitur artikujt e faqes së parë në mediat britanike dhe spanjolle. Udhëtarët u lemerisën. Të enjten, industria e turizmit të Barcelonës – dhe Spanja në përgjithësi – morën një goditje pafundësisht të ashpër./Monitor



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Para
Video/ Antonio Conte “në delir”, festë e shfrenuar për golin e fitores kundër Tottenham

Video/ Antonio Conte "në delir", festë e shfrenuar për golin e fitores kundër Tottenham

Bazuar nga shenja e horoskopit, ja si tradhëtojnë meshkujt

Bazuar nga shenja e horoskopit, ja si tradhëtojnë meshkujt

Kush ja prishi pushimet Luana Vjollcës?

Kush ja prishi pushimet Luana Vjollcës?
















TE FUNDIT

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
15 Qershor, 2025

Ditën e hënë do të bllokohen në Tiranë disa rrugë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
15 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare...

Lexo më shumë

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com