Ka shkuar në 51 numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës që ndodhi sot në juglindje të Turqisë.
Presidenti turk Erdogan ka thënë se sulmuesit ishin fëmijë rreth moshës 12-14 vjeç, shkruan Reuters.
Presidenti Erdogan konfirmoi në një deklaratë për televizionin publik NTV se 51 njerëz kanë vdekur gjatë shpërthimit, ndërsa 69 persona të tjerë janë lënduar dhe se janë duke u trajtuar në spitalet e zonës.