10 vite ne pushtet. Një grua e hekurt që e ka merituar titullin që mban. Por sot Angela Merkel nuk do donte që këtë 10-vjetor ta festonte në kushte të tilla, kur Europa cënohet dhe kërcënohet çdo ditë nga sulmet terroriste.
Mediat gjermane bëjnë me dije, se Kancelarja kishte parashikuar një festë me rastin e 10-vjetorit të ardhjes në pushtet, por sipas së përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung, “kërcënimet terroriste në Gjermani janë ende të larta”, gjë që me sa duket e ka bërë absurde çdo ide për të festuar.