Duke folur për sulmet ruse, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se 11 shqiptarë në Ukrainë janë pjesë e planit të evakuimit.
Ministrja tha se shqiptarët janë m mirë dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me ata.
“ Ka një komunitet të vogël shqiptarësh në Ukrainë që kanë krijuar familje e janë martuar atje. Ka 11 shqiptarë të sekonduar në organizatën e osbe që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë gjithë mirë ne jemi në komunikim me ta, do kthehen në Shqipëri. Me pjesën e diasporës kemi qenë në kontakt të vogël me ta, 5 ose 6 vetë që kanë kërkuar asistencë për të lëvizur. Ambasadat tona në varshavë e rumani janë të gatshëm për ti pritur”, tha Xhaçka./ Opinion.al