Pas Jeruzalemit, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka nënshkruar një plokamatë ku Lartësitë Golan njihen zyrtarisht si territore izraelite.
Kjo lëvizje erdhi pas vizitës së Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e Netanjahut nuk do të zgjasë aq sa ishte planifikuar, pasi Rripi i Gazës është sulmuar me raketa.
Lartësitë Golan, u pushtuan nga Izraeli në vitin 1967, në luftën e quajtur “Lufta e Gjashtë Ditëve”, ndërsa aneksimin e saj e bëri në vitin 1981.
Gjatë deklaratë së tij në Shtëpinë e Bardhë, Netanjahu duke falenderuar Presidentin Trump foli dhe për sulmin me raketë në Tel-Aviv. Nga ky sulm mbetën të plagosur 7 persona, ndërsa Kryeministrit izraelit tha se shumë shpejtë përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar./ Opinion.al E.Xh.