Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet në Siri, SHBA vendos sanksione të forta ndaj Turqisë

2019/10/15 at 8:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet në Siri, SHBA vendos sanksione të forta ndaj Turqisë

Vice President Mike Pence, with Treasury Secretary Steven Mnuchin, left, and national security adviser Robert O'Brien, speaks to reporters outside the West Wing of the White House, Monday, Oct. 14, 2019, in Washington. The U.S. is calling for an immediate ceasefire in Turkey's strikes against Kurds in Syria, and is sending Pence to lead mediation effort (AP Photo/Jacquelyn Martin)

SHBA ka vendosur sanksione në dy ministri turke dhe tre zyrtarë të lartë të qeverisë në përgjigje të ofensivës ushtarake në veri të Sirisë.


Presidenti Donald Trump telefonoi gjithashtu homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, tha zëvendës presidenti Majk Penc. Ai shtoi se do të udhëtojë në rajon “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Duke folur para gazetarëve në Uashington të hënën në mbrëmje, Sekretari i Thesarit të SHBA Stivën Mnuçin përshkroi sanksionet si “shumë të forta”  dhe se do të kishin një ndikim të fortë në ekonominë turke.

Në deklaratën e thesarit thuhet se janë ndërmarrë veprime kundër ministrive të mbrojtjes dhe energjisë të Turqisë, si dhe ministrave të mbrojtjes, energjisë dhe brendshëm.

“Veprimet e qeverisë turke po rrezikojnë civilë të pafajshëm, dhe destabilizojnë rajonin, përfshirë dëmtimin e fushatës për të mposhtur ISIS [Shteti Islamik]”, thuhet në deklaratë.

Duke u shfaqur përkrah Mnuçin, zëvendës presidenti Penc paralajmëroi se sanksionet “do të vazhdojnë dhe do të përkeqësohen derisa Turqia të pranojë një armëpushim të menjëhershëm, të ndalojë dhunën dhe të pranojë të negociojë një zgjidhje afatgjatë të çështjeve përgjatë kufirit midis Turqisë dhe Sirisë “.

Më herët të hënën, vendet e Bashkimit Evropian u angazhuan të pezullonin eksportet e armëve në Turqi, por nuk vendosën për një embargo armësh të gjerë të BE-së.

Si përgjigje, Turqia tha se do të shqyrtojë bashkëpunimin e saj me BE për shkak të qëndrimit të saj “të paligjshëm dhe të njëanshëm”

Ushtria e Sirisë më herët hyri në disa zona në veri-lindje. Kjo mund të shkaktojë një përplasje me forcat e udhëhequra nga Turqia. Ndërhyrja e ushtrisë siriane pasoi një marrëveshje me forcat e udhëhequra nga kurdët, të cilët deri javën e kaluar ishin aleatë të SHBA.

Turqia thotë se sulmi i saj synon të shtyjë forcat kurde nga rajoni kufitar dhe të vendosë atë që qeveria në Ankara e përshkruan si një “zonë të sigurt”. Me një “zonë të sigurt” që arrin rreth 30 km brenda Sirisë, Turqia dëshiron të rivendosë deri në dy milion refugjatë sirianë aktualisht në territorin e saj.

Shumë prej tyre nuk janë kurdë dhe kritikët paralajmërojnë se kjo mund të çojë në spastrim etnik të popullatës lokale kurde. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Qarkullonte me një automjet të vjedhur, arrestohet 32 vjeçari i shpallur në kërkim

1 Qershor, 2025 11:16 am
E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
Aktualitet

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës

1 Qershor, 2025 11:07 am
Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni
Bota

Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni

1 Qershor, 2025 10:56 am
Ekzekutimi i 57 vjeçarit, 1 autor i dyshuar në kërkim/ Si nisi saga e gjakmajrrjes
Aktualitet

Ekzekutimi i 57 vjeçarit, 1 autor i dyshuar në kërkim/ Si nisi saga e gjakmarrjes

1 Qershor, 2025 10:47 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Lufta” e Trump me Universitetet/ Pedagogët e studentët: Pavarësi nga politika

1 Qershor, 2025 10:32 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tentoi të kalonte emigrantë drejt Greqisë, pranga 31-vjeçarit të huaj në Sarandë

1 Qershor, 2025 10:24 am
Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
Rajoni

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

1 Qershor, 2025 10:09 am
Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, si lindi historia e 1 Qershorit
Aktualitet

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, si lindi historia e 1 Qershorit

1 Qershor, 2025 9:51 am
Sot 1 Qershori, Rama: Gëzuar ditën e fëmijëve
Aktualitet

Sot 1 Qershori, Rama: Gëzuar ditën e fëmijëve

1 Qershor, 2025 9:42 am
Video/PSG solli trofeun në shtëpi!‘Arenë lufte’ në Paris, në pranga 294 persona
Bota

Video/ PSG solli trofeun në shtëpi! ‘Arenë lufte’ në Paris, në pranga 294 persona

1 Qershor, 2025 9:38 am
Para
Procedohet ish-drejtori ALUIZNI-t në Elbasan

Procedohet ish-drejtori ALUIZNI-t në Elbasan

Keni dhimbje stomaku? Disa këshilla për ta evituar

Keni dhimbje stomaku? Disa këshilla për ta evituar

Foto/ Kendall Jenner në një lidhje të re?

Foto/ Kendall Jenner në një lidhje të re?
















TE FUNDIT

Qarkullonte me një automjet të vjedhur, arrestohet 32 vjeçari i shpallur në kërkim

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
1 Qershor, 2025

Qarkullonte me një automjet të vjedhur, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim, për vjedhje vihet në pranga 32-vjeçari. ‘Specialistët...

Lexo më shumë

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës

E ndante kokainën në dhjetëra porcione për shitje, pranga 22 vjeçarit në Durrës
1 Qershor, 2025

Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, arrestohet një 22 vjeçar në Durrës. Operacioni u zhvillua nga Seksioni...

Lexo më shumë

Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni

Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni
1 Qershor, 2025

Garë e fortë në zgjedhjet e balotazhit në Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol...

Lexo më shumë

Ekzekutimi i 57 vjeçarit, 1 autor i dyshuar në kërkim/ Si nisi saga e gjakmarrjes

Ekzekutimi i 57 vjeçarit, 1 autor i dyshuar në kërkim/ Si nisi saga e gjakmajrrjes
1 Qershor, 2025

Ekzekutimi i 57-vjeçarit, Pjetër Kaza, në Tale të Lezhës, dyshohet se e ka motivin me hakmarrjen. Kaza, i cili u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com