Ato u cilësuan si sulmet me pasojat më të rënda që ISIS ka ndërmarrë në Europë por për CNN, atentatet e Parisit, në “Stade de France”, në kafenetë e qytetit dhe në sallën e artit Bataclan, ishin pjesë e një plani të ISISit që parashikonte edhe objektiva të tjerë dhe jo vetëm në Francë.
Në edicionin e tij online, rrjeti informativ CNN citon dokumente të shërbimeve sekrete duke thënë se “sulmet në Paris ishin vetëm maja e ajsbergut”.
Sipas të dhënave, 13 nëntori 2015 duhet të kishte qenë dita e një sulmi global dhe simultan në disa vende të Evropës, mes të cilave edhe Holanda e Britania e Madhe.