Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet ndaj KZAZ-ve, Policia: 12 persona të arrestuar, 20 në kërkim

2019/06/19 at 9:27 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasje në Kavajë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës

Ditët e fundit mbështetësit e opozitës kanë sulmuar KZAZ në disa qytetet të vendit, duke mos lejuar zhvillimin e zgjedhje lokalë më 30 qershor.


Ndërkohë, në një dalje për mediat, zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Drejtuese e Lartë, Aida Hajnaj, ka deklaruar se 12 persona janë arrestuar nga policia ndërsa 20 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, 29 persona janë shoqëruar në polici dhe 7 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. Sipas të dhënave të policisë gjatë 24 orëve të fundit janë sulmuar 14 KZAZ.

Në deklaratën e policisë thuhet se në krye të sulmeve janë funksionarë të bashkive, ish-deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake. Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.

Njoftimi

Sulmet ndaj KZAZ, 12 të arrestuar, 20 shtetas janë shpallur në kërkim, 29 janë shoqëruar në Polici dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë. Në 24 orët e fundit, të paktën 14 KZAZ janë bërë objekt i sulmeve dhe dëmtimit, udhëhequr kryesisht nga subjektet politike opozitare, e shpesh në krye të sulmeve për fat të keq janë evidentuar edhe funksionarë të bashkive, ish-deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake. Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”. Aktet më të rënda janë regjistruar në KZAZ në Bashkinë Shkodër, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin  kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka” dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle.

Gjithashtu ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka dokumentuar përmes identifikimit me anë të pamjeve filmike dhe fotografike, autorët të dyshuar si të implikuar në këto akte anti ligjore.  Kështu Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 5 persona, konkretisht:

  • Gentian Bytyqi – polic i bashkisë Shkodër
  • Alfred Nikolli- polic i bashkisë Shkodër
  • Adi Garuci – specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër
  • Aleks Ndoj – polic i bashkisë
  • Orlando Thepi

Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër. Ndërkohë 2 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Në lidhje  me dëmtimin e materialeve zgjedhore në KZAZ e Bashkisë Tropojë,  tek Muzeu Historik, janë arrestuar në flagrancë 7 persona, konkretisht;

  • Ilir Margjekaj, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
  • Haxhi Gjidia, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
  • Bledar Pepkolaj,
  • Arjan Gabraj,
  • Ndricim Ndrepepaj,
  • Amarildo Gecaj,
  • Armando Gecaj.

Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Ata janë:

  • Isuf Çelaj, ish-deputet i partisë demokratike.
  • Besnik Dushaj, Kryetar i Bashkisë, Tropojë.
  • Fatos Buçpapaj, Kryetar i Njësisë Administrative Bujan.
  • Gëzim Gjoni, Kryetar i Njësisë Administrative Fierzë.
  • Azgan Haklaj

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Pas sulmit dhe tentativës për të dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ në Kamzë janë shoqëruar 15 persona dhe po kryhen veprime hetimore ndaj tyre. Ndërsa Policia e Dibrës ka shoqëruar 14 shtetas pas sulmeve në dy KZAZ në Burrel dhe Klos, ku janë dëmtuar e djegur materiale zgjedhore. Policia e Shtetit mbetet tërësisht e angazhuar dhe në krye të detyrës në përgjegjësinë për mbrojtjen dhe garantimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit, e ka detyrë ligjore garantimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor, para, gjatë dhe pas përfundimit të procesit, dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit është e detyruar të marrë masa në zbatim të ligjit dhe vetëm të ligjit. Askush nuk mund t’i fshihet përballjes me ligjin dhe për këdo që e shkel atë, janë kryer dhe do të kryhen edhe në vijim të gjitha veprimet procedurale ligjore për ndëshkimin sipas parashikimeve të Kodit Penal./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Para
E plotë/ 10 përgjimet e reja të publikuara nga BILD

E plotë/ 10 përgjimet e reja të publikuara nga BILD

Përgjimet e publikuara nga “Bild”, Rama: Lojë e rrezikshme

Video/ Tensionet në Kavajë, policët rrahin protestuesin

Video/ Tensionet në Kavajë, policët rrahin protestuesin
















TE FUNDIT

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
10 Maj, 2025

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të...

Lexo më shumë

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
10 Maj, 2025

Ditën e sotme po mbahet etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri, në garën kronometër. E gjithë gara zhvillohet...

Lexo më shumë

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
10 Maj, 2025

Më 5 Dhjetor të 1920, qeveria e asaj kohe shpalli ligjin për zgjedhjen e deputetëve në Këshillin Kombëtar sot e...

Lexo më shumë

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
10 Maj, 2025

Policia e Lezhës ka nisur një hetim ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, Gjin Gjoni. Drejtoria Vendore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com