Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet ndaj cistrnave në Gjirin e Omanit, Pompeo: Dyshojmë te Irani

2019/06/13 at 9:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet ndaj cistrnave në Gjirin e Omanit, Pompeo: Dyshojmë te Irani

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani është përgjegjës për sulmet ndaj dy cistrnave në Gjirin e Omanit. Ai tha se vlerësimi bazohet në informacionin, llojin e armëve të përdorura dhe shkallën e sofistikimit të sulmeve.

Zoti Pompeo tha në një konferencë shtypi në Uashington se sulmet ndaj anijeve janë pjesë e një “fushate” të “rritjes së tensionit” nga ana e Iranit dhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë forcat dhe interesat e tyre në rajon, por nuk dha asnjë hollësi për ndonjë plan dhe nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

Më parë, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se ushtria është “e bindur” se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy cisternave të naftës.

“Kemi shumë shenja se ky sulm është i Iranit”, tha zyrtari i mbrojtjes duke folur me Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti. “Jemi të sigurt dhe provat ekzistojnë”, tha ai.

Zyrtari nuk dha hollësi se cilat ishin provat.

Dy cisternat u sulmuan të enjten në Gjirin e Omanit, një rrugë detare strategjike pranë brigjeve të Iranit.

Autoriteti norvegjez i Marinës tha se në anijen norvegjeze Front Altair u njoftua për tre shpërthime, pas një sulmi të dyshuar ndaj një tjetër anijeje me pronësi gjermane.

Flota e pestë amerikane me bazë në Bahrein tha se kishte marrë thirrje emergjente nga të dyja cisternat dhe se po u jep ndihmë.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA tha se ushtria iraniane kishte shpëtuar 44 anëtarë ekuipazhi të cisternave dhe se të dyja anijet ishin në flakë.

Ende nuk ka njoftime se çfarë lëndësh shpërthyese mund të kenë shkaktuar dëmtimet në dy anijet.

Gjiri i Omanit është pranë Hormuzit, ngushticës që shërben si një rrugë strategjike për transportin e naftës bruto.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin se kishte përdorur minat për të sulmuar katër cisterna nafte pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Irani mohoi se kishte gisht në incident./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
Bota

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

8 Dhjetor, 2025 10:30 pm
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
Bota

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

8 Dhjetor, 2025 9:16 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

8 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
Kryesore

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

8 Dhjetor, 2025 8:20 pm
Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

8 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit
Kryesore

Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit

8 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
Bota

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

8 Dhjetor, 2025 6:16 pm
U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
Kronikë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

8 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
Para
OSBE thirrje politikës shqiptare: Uluni në dialog pa parakushte

OSBE thirrje politikës shqiptare: Uluni në dialog pa parakushte

“Dashuri dhe urrejtje”, raporti Rama-Meta ndër vite

“Dashuri dhe urrejtje”, raporti Rama-Meta ndër vite

PS po shkon drejt regjimit? Braçe i përgjigjet Pandeli Majkos

PS po shkon drejt regjimit? Braçe i përgjigjet Pandeli Majkos

TE FUNDIT

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
8 Dhjetor, 2025

Shtetet anëtare të BE-së duan të rrisin presionin mbi azilkërkuesit e refuzuar dhe t'i bëjnë deportimet më efikase. Për këtë...

Lexo më shumë

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
8 Dhjetor, 2025

Vala e zjarreve ka arritur kulmin në Australinë juglindore, duke përfshirë Uellsi e Ri Jugor dhe shtetin ishullor të Tasmanisë, ku...

Lexo më shumë

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Dhjetor, 2025

Sipas shumë ukrainasve, territori nuk është vetëm pika e ndjeshme e bisedimeve Rusi-Ukrainë. Është gjithashtu diçka e pandryshuar në sistemin...

Lexo më shumë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
8 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar foltoren e kësaj jave të Partisë Demokratike, duke e krahasuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com