Hassan Nasrallah thotë se Hezbollahu po synonte vendet ushtarake izraelite me sulmet e tij me raketa, duke përfshirë një bazë të inteligjencës vetëm 1.5 km larg Tel Avivit.
Në një fjalim pas shkëmbimeve të zjarrit gjatë natës, sekretari i përgjithshëm i grupit militant shtoi se nuk kishte pasur plane për të qëlluar në objektiva direkt në qytet, si ministria izraelite e mbrojtjes dhe aeroporti Ben Gurion.
Grupi vendosi të mos përgjigjet ndaj vrasjes së komandantit të tij të lartë Fuad Shukr duke synuar zonat civile, thotë zoti Nasrallah, sipas një përkthimi nga agjencia e lajmeve Reuters.
Hezbollahu gjithashtu nuk ka ndërmend të përdorë raketa precize sot, por mund t’i përdorë ato në të ardhmen e afërt, thotë ai.