Dy persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, pas protestës së dhunshme të opozitës.
Mes protestuesve gjatë aksionit opozitar janë filmuar persona, të cilët ishin të maskuar teksa hidhnin molotov drejt institucioneve si kryeministria, selia e PS, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës.
Policia e Shtetit në njoftim të shpërndarë për mediat konfirmoi se dhjetë efektivë janë lënduar si pasojë e akteve të dhunshme dhe janë shtruar në Spitalin e Traumës, ku janë vizituar edhe nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryepolici i ri Ilir Proda.
Ndërkohë ekspertët kanë nisur këqyrjen në vendngjarje dhe hetimet për të gjitha vatrat ku janë kryer sulmet.