Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet kibernetike,rrezik për rajonin dhe Evropën.Kush po na sulmon,Rusia apo Irani?

2022/07/26 at 12:55 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sulmet kibernetike,rrezik për rajonin dhe Evropën.Kush po na sulmon,Rusia apo Irani?

Pas sulmit rus në Ukrainë, ekspertët po flasin për një rritje të rrezikut të sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Pas Shqipërisë që u sulmua me të njëjtat metoda (Ransomware) me të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar gjatë sulmeve të vitit të fundit, mbi domain-et qeveritare e private edhe në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Hollandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit, sulmet kibernetike “shënjestruan” edhe vende të tjera të Evropës, duke hakëruar së fundmi faqet qeveritare në Itali dhe Belgjikë. Suedia gjithashtu është një ndër shtetet që ka raportuar disa sulme të njëpasnjëshme të cilat janë intensifikuar pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe vendimit për t’u bërë anëtare e NATO-s. Rrjetet e energjisë dhe celularët janë objektiva të mundshëm për sulmet kibernetike. Por ndërkohë që po ngrihen zërat paralajmërues, shifrat e fundit tregojnë se ndërprerjet në rrjete kanë rënë në nivele të ulëta.


Akuzat për sulme kibernetike nuk kanë munguar as nga BE-ja, e cila ka konstatuar dhe ka paralajmëruar disa ditë më parë se grupet e hakerëve rusë po “shënjestrojnë pa dallim entitete thelbësore globalisht”, në mes të luftës së vendit me Ukrainën. Këshilli i Bashkimit Evropian veçoi sulmet e fundit të shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS) kundër disa shteteve anëtare dhe partnerëve të BE-së, për të cilat grupet e hakerave pro-ruse morën përsipër autorësinë.

Zyrtarët e sigurisë kibernetike, si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, kanë pasur një qasje më agresive për të kundërvepruar dhe shkëmbyer informacione rreth grupeve të huaja të hakerave pas pushtimit rus të Ukrainës.

Pak ditë më parë, sistemet qeveritare të informacionit në Shqipëri pësuan një sulm masiv kibernetik. Fatmirësisht, detektimi dhe përgjigjja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. Që në momentet e para të evidentimit të këtij sulmi, AKSHI është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerë të Microsoft nëpërmjet ekspertëve të tyre më të mirë kibernetikë të Detektimit dhe Përgjigjes ndaj Incidenteve (DART team) dhe ekspertë të “Jones Group International”. Ndërkaq po punohet me intensitet për rikthimin 100% në normalitet të të gjitha shërbimeve online në vend.

Pak ditë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet qeveritare të informacionit në Shqipëri, Kuvendi i Shqipërisë ftoi të hënën, në një konferencë mbi sfidat aktuale të sigurisë, gjeneralin në pension James Jones, kompania e të cilit ka një kontratë për sigurinë kibernetike me qeverinë shqiptare. Ai theksoi se një bashkëpunim përherë e më i thellë i shërbimeve inteligjente midis vendeve anëtare të NATO-s nuk është askund tjetër më i ngutshëm se sa në Ballkanin Perëndimor.

“Vendet anëtare të NATO-s duhet të shtojnë përpjekjet përballë rreziqeve kibernetike, si dhe bashkëpunimin mes agjencive të inteligjencës, i cili askund nuk është më shumë emergjent se sa në këtë rajon”, tha zoti Jones.

Analistë e ekspertë të fushës po analizojnë mundësitë e burimeve të këtij sulmi nga Irani. Vitet e fundit regjimi i Iranit ka investuar për të rritur kapacitetet e luftës kibernetike.

Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë, shpjegon se “Me shumë gjasa ky është një sulm nga hackers të sponsorizuar nga shteti iranian. Tipologjia e sulmeve të mbështetura nga Irani ndërmerret nga hackers të Gardes Revolucionare. Këta kryesisht sulmojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence”, tha Zhilla.

Ndërsa Artan Hoxha theksoi se sulmi erdhi para takimit të opozitës iraniane që do të mbahej në Shqipëri dhe ku do të ishin të pranishëm personalitete të ndryshme, emrat e të cilëve do të mësohen më vonë. “Objektivi i sulmeve dyshohej të ishte baza e Ashraf 3 e muxhahedinëve që ndodhet në Manzë. Ata bëjnë një takim botëror çdo vit. Edhe atje bëhet me masa shumë të rrepta sigurie. Irani e cilëson si armikun nr 1 MEK-un, ndaj e ka pasur në qendër të vëmendjes për ta goditur. Këtë vit samiti duhet të mbahej në Shqipëri, sepse baza e tyre është një kamp me një nivel të lartë sigurie, kamera, mure të larta rrethuese dhe ata janë të përgatitur ushtarakisht.”

Disidentët iranianë në Shqipëri thanë të premten se kishin anuluar një samit në Shqipëri, pas paralajmërimeve nga autoritetet lokale për një kërcënim të mundshëm terrorist. Rreth 3,000 disidentë iranianë nga grupimi Mujahedeen-e-Khalq, i njohur shkurtimisht si MEK, jetojnë në kampin “Ashraf 3” në Manëz, 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Ata kishin planifikuar të mbanin në kamp Samitin Botëror të Iranit të Lirë, në datat 23-24 korrik, me pjesëmarrjen e senatorëve, kongresmenëve amerikanë dhe ish-personaliteteve të tjera nga vendet perëndimore, për t’i bërë thirrje administratës Biden të miratojë një politikë vendimtare kundër regjimit të Teheranit.

Në një deklaratë të lëshuar nga kampi thuhet se “pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare, samiti është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm, për arsye sigurie dhe për shkak të kërcënimeve dhe komploteve terroriste.”

E gjithë kjo situatë e krijuar në rajon dhe Evropë na kujton edhe një herë më shumë se rreziqet kibernetike janë shtuar bashkë me zhvillimin e industrisë kibernetike, gjë që po sjell sfida të reja për demokracitë dhe gjeopolitikat tradicionale. Ky është një fakt që duhet pranuar tashmë nga të gjithë.



Ju sugjerojmë

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
Bota

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

3 Nëntor, 2025 3:33 pm
Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
Bota

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

3 Nëntor, 2025 2:33 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?
Bota

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

3 Nëntor, 2025 10:32 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Para
Meta: Djegia e mandateve ishte e planifikuar nga mafia

Foto/Dje i zbuloi emrin, sot Meta publikon logon e Partisë së Lirisë

Ndryshimet në qeveri, të enjten parlamenti në seancë plenare

Ndryshimet në qeveri, të enjten parlamenti në seancë plenare

Në krye të “Partisë së Lirisë”, Meta: Betejë për të rivendosur në vend demokracinë

Në krye të "Partisë së Lirisë", Meta: Betejë për të rivendosur në vend demokracinë
















TE FUNDIT

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
3 Nëntor, 2025

Donald Trump ka treguar gatishmëri për t'u distancuar nga zhvillimet në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar për...

Lexo më shumë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
3 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë deklaroi se vendi po kalon një moment historik,...

Lexo më shumë

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
3 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë qendrën historike të Romës, ku një pjesë e Torre dei Conti,...

Lexo më shumë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
3 Nëntor, 2025

GJKKO deklaroi të fajshëm ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe e dënoi me 3 vjet burg për akuzën e "tregimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com