Aktualitet

Sulmet kibernetike, Noka: Siguria kombëtare më e rrezikuar se kurrë, transparenca zero



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 03/10/22 |
Opi Nion

Deputeti Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit pas seancës dëgjimore të ditës së sotme në Komisionin e Sigurisë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

Noka tha se gjatë kësaj seance, SHISH nuk tha asgjë sekrete, përveçse konfirmoi ato që janë thënë.

Deputeti tha se u konfirmua edhe një herë se prej 14 muajsh, hakerat iranianë, rusë dhe serbë kanë sulmuar dhe vazhdojnë sipas tij të sulmojnë të dhënat e qytetarëve.

Ndër të tjera, Noka tha se siguria kombëtare në vend është më e rrezikuar se kurrë, ndërsa transparenca është zero.

“E gjitha rrotullohej rreth faktit që shqiptarët nuk duhet të informohen, shqiptarët nuk duhet të dinë çfarë ka ndodhur, shqiptarët nuk duhet të kenë transparencë përsa i përket cënimit të rëndë të sigurisë kombëtare, hakerimit të të dhënave dhe përsa i përket situatës së sigurisë kibernetike sot e në vazhdim. Drejtori i komanduar i SHISH ndër të tjera nuk tha asnjë gjë që nuk është sekrete më, të gjitha gjërat u konfirmuan. Fakti që janë hakeruar prej 14 muajsh sistemet dixhitale të Shqipërisë. U konfirmua fakti që është hakeruar sistemi TIMS dhe MEMEX i Policisë së Shtetit çka cënon rëndë sigurinë kombëtare. U konfirmua që prej 14 muajsh hakerat jo vetëm të shtetit islamik të Iranit, por edhe rusë dhe serbë kanë vazhduar dhe vazhdojnë të sulmojnë dhe të kenë kontroll të të dhënave. Këto të dhëna nuk mund t’i kenë vetëm qytetarët shqiptarë pasi armiqtë e Shqipërisë i kanë të gjithë. I nxjerrin herë pas here, i nxjerrin si duan. Shqiptarët janë gënjyer sepse të dhënat janë rrëmbyer, ka sisteme ku edhe janë fshirë. Pra gjithçka ka ndodhur. Siguria kombëtare në këtë vend është më e rrezikuar se kurrë, transparenca zero”, u shpreh Noka./Opinion.al

Pas