Aktualitet

Sulmet kibernetike/Berisha thirrje NATO-s:Ndihmoni Shqipërinë për të kapërcyer agresionin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 16/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshëm për mediat ku është ndalur te sulmet kibernetike të Iranit në vendin tonë.

Berisha gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje NATO-s të ndihmojë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion.

“I bëj thirrje NATO-s, SHBA, me një ekip të gjithanshëm, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar të gjithë situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri. Mbrojtjen kibernetike, Rama e shkatërroi sa erdhi në pushtet. Ishte një njësi që paguhej vetëm për mbrojtjen kibernetike të sistemit.

E shkriu duke i quajtur spiunë dixhitalë dhe i largoi. Thirrja ime për partnerët tanë është një ndërhyrje emergjente, sepse Irani nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë betejë. Nuk mund të intimidojë Shqipërinë për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj opozitës iraniane, që lufton për lirinë dhe dinjitetin e Iranit”-tha Berisha.

Pas