Aktualitet

Sulmet e Ramës, Berisha: Ka problem madhor me mua, s’bën dot pazare të pista


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 15/04/22 |
Opi Nion

Në një konferencë për mediat, teksa ka komentuar Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur javën e kaluar, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se kreu i qeverisë Edi Rama e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive ka marrë fund.

Për sulmet e Ramës ndaj tij Berisha tha se kreu i qeverisë ka patur një problem madhor pasi me ish-kryeministrin nuk bën dot pazare të pista.

 “Ai e ka kuptuar se loja me opozitën fiktive ka marrë fund. Dhe e di që shqiptarët çdo ditë e më tepër po vendosin që t’i japin atij përgjigjen e merituar. E di se në garat e ardhshme, shqiptarët do ta arkivojnë atë në ndërtesën e harresës së historisë. Por çfarë ka ai me Sali Berishën? Ai ka një problem madhor. Me Sali Berishën nuk bën dot pazare të pista, nuk mund dot të tërheqë zvarrë opozitën. Ky është i gjithë problemi i tij. Nuk them se nuk i kujtohen dhe 3 disfata suksesive pas vitit 2005 deri në vitin 2011”, tha Berisha./Opinion.al

Pas