Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës

2021/05/17 at 9:37 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës

Izraeli vrau një komandant të lartë militant palestinez në Gazë të hënën gjatë sulmeve ajrore, të cilat tha se kishin gjithashtu në shënjestër tunelet nëntokësore të përdorura nga Hamasi.

Ndërkohë, grupet islamike ndërmorën sulme të reja me raketa kundër qyteteve izraelite.

Vdekja e komandantit të Xhihadit Islamik për Gazën veriore, Hussam Abu Harbeed, ka të ngjarë të sjellë një kundërpërgjigje të ashpër nga ky grup militant që lufton bashkë me Hamasin, lëvizjen islamike që qeveris këtë enklavë bregdetare.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se Harbeed qëndronte “pas disa sulmeve terroriste me raketa anti-tank kundër civilëve izraelitë”.

Ushtria izraelite ndërmori një valë sulmesh ajrore mëngjesin e së hënës në Rripin e Gazës ndërsa tha se shkatërroi 15 kilometra tunele të militantëve dhe shtëpitë e pretenduara të nëntë komandantëve të Hamasit.

Banorët e Gazës të zgjuar nga sulmet i përshkruan ato si më të rëndat që nga fillimi i luftës një javë më parë, dhe madje edhe më të fuqishme sesa sulmet e një dite më parë që lanë prapa 42 të vdekur dhe rrafshuan tri ndërtesa.

Nuk pati informacion të menjëhershëm për viktimat nga sulmet e fundit. Një ndërtesë trekatëshe në Gaza u dëmtua rëndë, por banorët thanë se ushtria i paralajmëroi ata 10 minuta para sulmit dhe të gjithë u evakuuan. Ata thanë se shumë prej sulmeve ajrore goditën tokat bujqësore aty pranë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u bëri thirrje të hënën të gjitha palëve në konflikt të mbrojnë civilët dhe tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë intensivisht për t’i dhënë fund dhunës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të shqetësuara nga dhuna që po shkallëzohet. Janë qindra njerëz të vrarë ose të plagosur, duke përfshirë fëmijë që nxirren nga rrënojat,” tha ai pas bisedimeve me ministrin e jashtëm të Danimarkës në Kopenhagë.

Ai tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten, por shtoi se ishte i alarmuar për faktin që gazetarët dhe punonjësit mjekësorë janë vënë në rrezik, sidomos pas shkatërrimit nga Izraeli të një kulle në Gaza ku kishte zyrat agjencia Associated Press dhe media të tjera.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar hollësi shtesë nga Izraeli në lidhje me sulmin, tha Sekretari Blinken.

Lufta shpërtheu të hënën e kaluar, kur Hamasi hodhi raketa me rreze të gjatë veprimi drejt Jerusalemit, pas disa javësh përplasjesh midis protestuesve palestinezë dhe policisë Izraelite.

Që nga ajo kohë, ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore që sipas saj synojnë infrastrukturën militante të Hamasit. Militantët palestinezë në Gaza kanë qëlluar me më shumë se 3 mijë e 100 raketa mbi Izraelin.

Të paktën 197 palestinezë janë vrarë në qindra sulme ajrore në Gaza, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra, ndërsa janë plagosur 1 mijë e 230 veta. Të paktën dhjetë veta janë vrarë në Izrael nga sulmet me raketa nga Gaza, përfshirë një djalë 5-vjeçar.

“Unë nuk kam parë këtë nivel të shkatërrimit gjatë 14 viteve të punës time,” tha Samir al-Khatib, një zyrtar i emergjencave në Gaza. “As në luftën e vitit 2014”, shtoi ai, duke iu referuar luftës më shkatërruese nga katër luftërat e zhvilluara midis Izraelit dhe Hamasit.

Sulmet e së hënës pasuan komentet e së dielës të kryeministrit Benjamin Netanyahu, se nuk po planifikonte ndonjë përfundim “të menjëhershëm” të sulmeve vdekjeprurëse ajrore në Gaza./ VOA

Etiketa: izraelraketarripi i gazessulme

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ristani: Basha është një humbës kronik, të këtë burrni dhe të dorëhiqet

Ristani: Basha është një humbës kronik, të këtë burrni dhe të dorëhiqet

Marku: Basha po fajësohet pse i vodhën zgjedhjet më 25 prill

Marku: Basha po fajësohet pse i vodhën zgjedhjet më 25 prill

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com