Dy qytete bregdetare siriane, Tartous dhe Jableh, një bastion i regjimit të Assad janë bërë pre e disa sulmeve të njëpasnjëshme, duke lënë të paktën 100 të vdekur dhe mbi 120 të plagosur.
“Të paktën 48 persona janë vrarë në Tartus dhe 53 në Jableh nga shpërthimi i 7 makinave-bombë, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Shumica e viktimave ishin civilë.