Kryesore

Sulme kibernetike ndaj mediave online, Meta: Të mbështesim gazetarët e pavarur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 28/01/22 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për shtyp e ka nisur fjalën e tij për regresin e lirinë e medias në Shqipëri.

Meta përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij lidhur me sulmet kibernetike që iu kanë ndodhur kohët e fundit disa mediave online.

Solidarizohem me shqetësimin serioz të komunitetit të gazetarëve të pavarur, vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe dënoj me ashpërsi sulmet kibernetike dhe presionet e gjithanshme ndaj disa mediave online kritike me Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Ky model i neveritshëm i dhunimit të lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias, që synon vendosjen e tyre nën kontroll nëpërmjet presionit, dhunës e shantazhit, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjeve dhe Konventave ku aderon vendi ynë, meriton nga drejtësia një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme ligjore.

Duke sjellë në vëmendje regresin vit pas viti të Shqipërisë në raport me lirinë e medias, pa garantimin e së cilës nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i ftoj organizatat më prestigjioze botërore e europiane të gazetarëve të mbështesin kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë”,-tha Meta.

Pas