Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit

2025/05/08 at 9:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit

Konflikti midis dy fuqive bërthamore po përshkallëzohet.

Forcat indiane kanë sulmuar objektiva të shumta në Pakistanin fqinj, i cili ka kërcënuar me hakmarrje. Deri më tani, shumë civilë janë vrarë në sulme.

Në rajonin e Kashmirit ka pasur shkëmbime të reja zjarri të mërkurën (08.05) mes ushtarëve indianë dhe pakistanezë, sipas ushtrisë së Indisë. Ushtria indiane tha të enjten se ushtria pakistaneze gjuajti me armë të vogla dhe zjarr artilerie gjatë natës, dhe theksoi, se “u përgjigj në mënyrë të duhur”, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme. onflikti prej dekadash mbi rajonin kufitar të Kashmirit u rindez më 22 prill nga një sulm ndaj turistëve indianë.

India kreu më parë sulme ajrore ndaj disa objektivave në Pakistan. Sipas qeverisë së Indisë, këto ishin “sulme precize ndaj infrastrukturës terroriste”. Por burimet pakistaneze pohojnë se 26 civilë u vranë dhe 46 persona u plagosën në sulme.

Veprimi, sipas qeverisë së Indisë, ishte “i matur dhe pa përshkallëzim”. “Nuk u sulmua asnjë instalim ushtarak pakistanez.

India ishte mjaft e përmbajtur në zgjedhjen e objektivave dhe metodës së kryerjes së sulmeve”, thuhet në deklaratë. Sipas një zëdhënësi ushtarak, informacioni i inteligjencës tregoi gjithashtu se sulme të reja ndaj Indisë ishin planifikuar nga ekstremistët pakistanezë.

Por ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif, e mohoi këtë informacion. Në një deklaratë për CNN News-18, ai theksoi se këto ishin sulme ndaj objekteve civile. Sipas ushtrisë pakistaneze, sulmet u drejtuan ndaj objektivave në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani dhe në rajonin kufitar të Punjab, Pakistan.

Ndërsa India tha se kishte goditur nëntë objektiva, Pakistani raportoi njoftoi për goditjen e gjashtë vendeve.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif i dënoi ndërkohë sulmet ajrore dhe u zotua për hakmarrje. Ai tha se India kishte kryer “sulme frikacake” dhe shtoi se Pakistani kishte “çdo të drejtë t’i përgjigjej me gjithë fuqinë e tij këtij akti lufte nga India. Pakistani do ta bëjë këtë”.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry, i quajti sulmet një “provokim të tmerrshëm” dhe njoftoi se Pakistani do të përgjigjej “në një kohë dhe në objektiva që do të zgjidhen”.

Ndërkohë, ushtria pakistaneze raportoi se Forcat Ajrore Pakistaneze kishin rrëzuar pesë avionë luftarakë të Indisë. Por India nuk e konfirmoi informacionin. Një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil tha se hapësira ajrore e Pakistanit ishte mbyllur për 48 orë dhe fluturimet ishin pezulluar në aeroportet në Islamabad dhe Lahore.

Guterres kërkon vetëpërmbajtje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu “shqetësim të thellë” për zhvillimet. Ai u bëri thirrje të dy fuqive bërthamore të tregojnë maturi dhe përmbajtje. Mjetet ushtarake nuk janë zgjidhja e duhur.

”Bota nuk mund të përballojë një përballje ushtarake midis Indisë dhe Pakistanit”, tha Guterres, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Autoritetet kineze kanë bërë gjithashtu thirrje për ulje të tensioneve dhe parandalimin e konfliktit. Të dy vendet duhet të vënë paqen dhe stabilitetin në radhë të parë, tha Ministria e Jashtme kineze. Vetë Kina ka interesa territoriale në rajonin e diskutueshëm të Himalajeve të Kashmirit, i cili pretendohet gjithashtu nga India dhe Pakistani.

Kremlini gjithashtu ka shprehur shqetësim. Ministria e Jashtme ruse tha se dënon të gjitha format e terrorizmit dhe se Moska mban marrëdhënie të mira me të dy vendet.

Masat ndëshkuese të ndërsjella

Pas sulmit, të dy vendet vendosën masa ndëshkuese ndaj njëri-tjetrit, duke përfshirë dëbimin e qytetarëve të njëri-tjetrit dhe uljen ndjeshëm të marrëdhënieve diplomatike. Ekspertët e konsiderojnë vendimin e Indisë për të pezulluar të ashtuquajturin Traktatin e Ujit të Indusit, i cili rregullon përdorimin e ujit të këtij lumi të madh dhe degëve të tij, si veçanërisht serioz./DW

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

25 Korrik, 2025 10:44 pm
Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
Bota

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

25 Korrik, 2025 10:19 pm
Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
Bota

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

25 Korrik, 2025 9:43 pm
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
Kronikë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

25 Korrik, 2025 8:37 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
Bota

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

25 Korrik, 2025 8:01 pm
Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën
Bota

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën

25 Korrik, 2025 7:31 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

25 Korrik, 2025 6:57 pm
Para
Trafikonin lëndë narkotike nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës,në pranga 2 të rinj

Trafikonin lëndë narkotike nga SHBA në Shqipëri nëpërmjet postës,në pranga 2 të rinj

Ulja e tarifave/ SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të shpallin sot marrëveshjen

Ulja e tarifave/ SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të shpallin sot marrëveshjen

1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo

1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo

TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
25 Korrik, 2025

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40...

Lexo më shumë

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
25 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar,...

Lexo më shumë

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
25 Korrik, 2025

Qeveria britanike po përballet me presion të madh nga 221 deputetë nga i gjithë spektri politik për të njohur menjëherë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
25 Korrik, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në Berat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com