Një shtetas arab vrau pesë persona në një periferi të Tel Avivit, para se të ekzekutohej nga forcat e rendit. Sulmi tragjik është i treti në Izrael këtë javë.
“Po përballemi me një valë vrasjesh nga terrori arab”, tha kryeministri Naftali Bennett përmes një postimi në Twitter. Atentati e çoi në 11 numrin e njerëzve të vrarë nga arabët në Izrael gjatë javës së fundit.
Një video amatore, e transmetuar në televizionet izraelite, shfaqi një burrë të veshur me të zeza i cili u drejtonte armën personave teksa ecte në rrugë. Mediat lokale raportuan se atentatori ishte palestinez, nga një qyteti Jenin në Bregun Perëndimor. Dëshmitarët thanë se ai nisi fillimisht të gjuajë në drejtim të ballkoneve të pallateve e më pas disa personave që po kalonin me makinë në rrugë.