Një kamion u përplas me turmën e njerëzve gjatë festimeve për Ditën e Bastille në qytetin jugor francez të Nices.
Nga informacionet e para raportohen dhjetra të vdekur.
Incidenti ndodhi në zonën e quajtur “Promenade des Anglais” gjatë lëshimit të fishekzjarrëve.
Autoritetet lokale urdhëruan njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi, duke e quajtur incidentin “një sulm”.
Kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se kamioni ka shkaktuar dhjetëra të vdekur.
Ai dhe policia i ka kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në mjedise të mbyllura.
Ndërsa një zyrtar lokal, raportohet të ketë thënë, se ka të paktën 30 persona të vdekur.
Disa dëshmitarë thanë se ka pasur edhe të shtëna ndërmjet policisë dhe personave në kamion, por ende asgjë nuk është konfirmuar.
Disa video në rrjete sociale tregojnë momentet e panikut, me njerëz të cilët vrapojnë dhe bërtasin duke kërkuar ndihmë.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zona është e mbuluar me gjak dhe raportojnë për dhjetëra viktima./BBC