Bota

Sulm në një qendër edukimi në Afganistan, dhjetëra viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 25/10/20 |
Opi Nion

24 persona kanë humbur jetën në një qendër edukimi në Kabul pas një sulmi kamikaz. Mësohet se pjesa më e madhe e viktimave ishin nxënës të moshës 15-26 vjeç.

Ndërkohë, pritet që bilanci i viktimave të përkeqësohet pasi numri i të lënduarve është tepër i madh.

Sipas ministrisë së Brendshme rojet e sigurisë identifikuar personin që aktivizoi bombën e vendosur në trupin e tij në qendrën arsimore Kawsar.

Sulmi u mor përsipër nga militantët e Shtetit Islamik në një postim në rrjetet sociale, pa dhënë më shumë detaje për të./ Opinion.al

Pas