Një makinë bombë shpërtheu në provincën Zabul të Afganistanit, duke vrarë së paku 20 persona dhe plagosur disa të tjerë.
Sulmi, mëngjesin e së enjtes, pati në shënjestër një ndërtesë të shërbimeve të inteligjencës në qytetin Kalat dhe goditi edhe një spital, tha për Radion Evropa e Lirë gurvernatori i provincës, Rahmatullah Yarmal.
Përgjegjësinë për të e morën talibanët.
Këtë javë, talibanët kryen edhe dy sulme të tjera të mëdha, në Kabul dhe Çarikar, duke lënë së paku 46 njerëz të vrarë.
Sulmet ndodhin para zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, që do të zhvillohen më 28 shtator, dhe disa ditë pas ndërprerjes së bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani.
Bisedimet nuk e kanë përfshirë Qeverinë e Afganistanit.
Sher Mohammad Abbas Stanikzai, kryenegociator i talibanëve, tha të mërkurën se “dyert janë të hapura” për rinisjen e bisedimeve me SHBA-në, për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare.