Bota

Sulm me thikë në Suedi, i riu plagos 8 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:04 - 03/03/21 |
Opi Nion

Tetë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me thikë në Suedi.

Ngjarja ka ndodhur në Vetlanda, me policinë lokale që bën me dije se një i ri, rreth të njëzetave, goditi me thikë disa persona pasditen e sotme.

I riu u qëllua në këmbë nga policët dhe është dërguar në spital. Sipas mediava, disa prej personave janë plagosur rëndë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por policia po e heton si “sulm terrorist”./ Opinion.al

Pas