Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Francë. Mësohet se një person ka sulmuar me thikë disa kalimtarë në Villejuif, në periferi të Parisit.
Sipas raportimeve, dy persona kanë humbur jetën nga sulmi me thikë dhe katër të tjerë janë plagosur. Më pas agresori është ndjekur nga policia, e cila e ka qëlluar për vdekje.
Ndërkohë, disa raporte të mëvonshme janë shprehur se autori i sulmit kishte veshur një jelek shpërthyes, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.
Sulmi u zhvillua jashtë një supermarketi, ndërsa personat që u sulmuan ishin rastësisht duke kaluar pranë kësaj zone. Policia ka këshilluar njerëzit të shmangin zonën, e cila është afër parkut shtetëror Hautes-Bruyeres. Motivi i sulmuesit nuk është ende i qartë./ Opinion.al