Bota

Sulm me thikë në një stacion treni në Paris, 6 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 11/01/23 |
Opi Nion

Një burrë ka sulmuar me thikë gjashtë persona në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris. Sipas policisë franceze, një prej gjashtë personave të sulmuar ka mbetur i plagosur rëndë.

Mediat e huaja shkruajnë se sulmuesi u neutralizua pasi u qëllua disa herë nga policia. Motivet që e çuan atë drejt aktit të rëndë ende nuk janë të qarta.

Një burim policor i tha Reuters se oficeri që qëlloi sulmuesin duke e neutralizuar ishte jashtë detyrës.

Sulmi ndodhi rreth orës 6:40 të mëngjesit me orën lokale, Në vendngjarje ishte vendosur perimetri i sigurisë, por stacioni vazhdoi të funksiononte normalisht.

Prokurori i Parisit tha se një hetim penal ishte hapur për rastin.

Pas