Bota

Sulm me thikë në një kopsht, plagosen dhjetra fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 04/06/20 |
Opi Nion

39 persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një kopsht fëmijësh në Kinë.

Zyrtarët lokalë të qarkut Cangëu të rajonit Gaugxi, kanë thënë se 37 fëmijë dhe dy të rritur kanë marrë plagë të shkallëve të ndryshme, si pasojë e sulmit.

Mediat shtetërore kanë raportuar se sulmuesi ka qenë një 50-vjeçar, pjesëtar i sigurisë së shkollës. Ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit, derisa i dyshuari është arrestuar.

Transmetuesi shtetëror, CCTV ka thënë se tre prej të plagosurve  janë në gjendje të rëndë shëndetësore, duke përfshirë drejtorin e kopshtit, një roje të sigurisë dhe një fëmijë.

Në disa video të postuara në rrjetet sociale shihen fëmijë me fasha, derisa nisen në qendrat shëndetësore./ Opinion.al

Pas