Dy persona kanë mbetur të plagosur në Bruksel si pasojë e një sulmi me thikë në zonën ku ndodhen institucionet europiane.
Ngjarja ndodhi pikërisht në lagjen Schumann të kryeqytetit belg duke ngritur në këmbë policinë, e cila rrethoi menjëherë zonën.
Agresori është vënë në pranga, ndërkohë që motivet e sulmit janë ende të paqarta.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja nisi në metro, ku agresori qëlloi një pasagjerë dhe më pas doli prej tij për të sulmuar personat e tjerë në stacion.