Disa persona kanë mbetur të plagosur me sëpatë në një stacion treni në Dyseldorf të Gjermanisë.
Agjencia amerikane e lajmeve “AP” thotë se policia anti-terror ka arrestuar dy persona në lidhje me sulmin, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta.
Mediat thonë se trenat nuk po ndalojnë në stacionin ku ndodhi sulmi.
Sulmi në stacionin e trenit vjen muaj pas një sulmi terrorist me kamion ndaj një tregu krishtlindjesh në Berlin, ku u vranë 12 persona dhe u plagosën 56 të tjerë.